GRUPI I SHKODRËS/ SPAK zbërthen telefonin e Izmir Sakicës dhe zbardh lidhjen me Safet Bajrin. “Ora News” siguron pamjet dhe mesazhet (FOTO)
Në një dosje të SPAK-ut janë përfshirë disa materiale të siguruara nga telefoni i Izmir Sakicës, të siguruara nga Ora News, të cilat po përdoren si pjesë e hetimeve ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje penale.

Nga ekspertiza e kryer në pajisje, janë zbuluar pamje ku shfaqen armë zjarri, automjete të blinduara dhe sasi të mëdha parash, për të cilat dyshohet se mund të lidhen me aktivitetin kriminal.
“Këto janë disa nga fotot e siguruara nga “Ora News”, që janë marrë nga telefoni i Izmir Sakicës dhe të cilat janë përdorur nga Prokuroria e Posaçme për dosjen pënale ndaj tyre.
Nga akt-ekspertimi i kryer janë zbuluar foto me armë zjarri, makina të blinduara apo dhe shuma parash, të cilat besohet se janë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Në rubrikën chats, evidentohet një komunikim me një numër telefoni, i cili prezantohet në bisedë si Safeti. Komunikimi nis në datën 26.08.2024, ora 3:0:28, ku numri i telefonit i shkruan: “He zmr”.

Izmir Sakicaj i shkruan: “Kush je?” - dhe numri i telefonit i përgjigjet “Safeti”, ku “dyshohet se përdoruesi i numrit të telefonit mund të jetë Safet Rustemi”, - thotë SPAK.

Në rubrikën “Media”, evidentohen me interes foto dhe video të shumta armësh të llojeve të llojeve dhe kalibrit të ndryshëm.
Në fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet shtetasi Izmir Sakicaj, në disa raste i shoqëruar me persona të tjerë, teksa gjuan me armë”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

