Tentoi të vr*ste një person në një lokal në Durrës/ 23-vjeçari i shumëkërkuar që prej 15 dhjetorit bie në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 10:24
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me forcat e Kamzës, ka arrestuar në Tiranë një 23-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”.
Sipas autoriteteve, shtetasi F. B. ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar më herët masën “arrest në burg” për akuzën e vrasjes me paramendim në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në një lokal në lagjen nr. 9 të Durrësit, ku dyshohet se është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi F. K.
Sipas hetimeve, në ngjarje janë të përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
