(PAMJE+EMRAT) Aksident në Lezhë-Milot/ Humbi kontrollin e mjetit, lëndohen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka dalë nga kontrolli gjatë lëvizjes.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit Denis Lleshi dhe dy pasagjerët, Klinton Perlesi dhe Aleks Laloshi.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Dy të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.