IKMT “zhbën” ndërtimin trekatësh pa leje në zonën e mbrojtur të Beratit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 17:39
Në Berat, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një objekt trekatësh dhe disa mure ndërtuara pa leje.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja është bërë pasi ndërtimet nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe ndodheshin brenda një zone të mbrojtur, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
IKMT ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet për lirimin e hapësirave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme do të vijojnë edhe në zona të tjera, me qëllim respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit.
