VIDEO/ Zjarr brenda një parkingu në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 12:51
Një zjarr është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje brenda një parkingu në Shkodër.
Sipas raportimeve, zjarri ka rënë në një parking të një pallati në rrugën “Dragushaj”, ndërsa dyshohet se ka ardhur nga një makinë e cila është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po bën të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, tymi ka mbuluar zonën.
