“Laerti ishte njeri i frikshëm”/ E mori rrëzë mali e i vendosi 1 mln euro gjobë biznesmenit, bashkëpunëtori i drejtësisë vijon rrëfimet
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja nga krimet që mbajnë firmën e Laet Haxhiut dhe grupit të tij.
Artan Tafani: Ai (Laerti) ishte njeri i frikshëm, jetonim në terror se na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim me frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe më i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin.
Ne i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnje, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ia mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milion euro.
Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë "mustaqe kuqi". Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vetë e kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me "mustaqe kuqin".
Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e marrim e dërgojmë në një rrëzë mali dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, domethënë atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ia kujtoj.
