Rama në ceremoninë Charlemagne Prize për Mario Draghi: Një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize (Çmimi i Karlit të Madh).

Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se, Charlemagne Prize është një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës.

Rama shtoi se, sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Në një prononcim për Deutsche Welle, Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë event si një privilegj të veçantë, duke vlerësuar figurën e Draghi-t si një personalitet të rëndësishëm të Evropës dhe vendimmarrjes së saj në momente të vështira.

“Ishte një privilegj i madh që isha këtu ndër miqtë e nderit në këtë moment kaq emocionues për një njeri të madh që është i identifikuar me Evropën dhe kurajon evropiane, për të marrë vendime në momente ku mosmarrja e vendimeve shpesh është rruga më e lehtë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi gjithashtu se fjalimi i Draghi-t “ishte një tjetër manifest për çfarë Evropa do të bëjë në këtë situatë, ku vërtetë duket dhe jo vetëm duket, por është fakt që gjërat janë bërë më të vështira, por edhe oportuniteti është më i madh”.

Ceremonia tradicionale e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.