VIDEO/ Pano: Çfarë po ndodh me hapësirat publike në Tiranë, pse ka rënë sipërfaqja e tarifuar
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano me anë të një reagimi ka denoncuar situatën me hapësirat publike në Tiranë.
Sipas tij, sipërfaqja e tarifuar ka rënë, ndërsa bashkia flet për rritje të tyre.
Reagimi:
Çfarë po ndodh me hapësirat publike në Tiranë
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ngrita një pyetje konkrete:
Pse kanë rënë njësitë dhe sipërfaqet e tarifuara për hapësirat publike, ndërkohë që Bashkia flet për rritje të përdorimit të tyre?
Në atë moment hapa një video investiguese nga emisioni ‘Piranjat’, ku dëgjohet qartë drejtori duke folur për skemat e abuzimit me hapësirat publike në Tiranë.
Menjëherë pas kësaj, fjala e këshilltarëve opozitarë u ndërpre, seanca u mbyll dhe u kalua direkt në votim.
Kjo nuk është mënyra si trajtohet një çështje që prek bizneset, qytetarët dhe hapësirën publike të qytetit.

