"Rezultatet janë konkrete"/ Lamallari: Shqipëria po avancon drejt BE-së me reforma në siguri dhe l*ftën kundër kr*mit

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian teksa renditi disa prej arritjeve të ministrisë së Brendshme.

"Ndërkohë, në fushën e migracionit, kufijve dhe politikës së vizave, Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm drejt standardeve të Shengenit.

Janë miratuar ligje të reja për kontrollin e kufirit shtetëror dhe për sistemin API PNR, ku është miratuar plani i veprimit Schengen, si dhe po zbatohet aktualisht strategjia kombëtare e migracionit 2024-2030.

Një element me rëndësi të veçantë është dhe përafrimi gradual i politikës sonë të vizave me atë të Bashkimit Evropian, përfshirë revokimin e regjimeve pa viza me vende që nuk përputheshin me politikën e përbashkët evropiane. Sigurisht, puna nuk ka përfunduar.

Kemi ende angazhime në proces, si përfshirë këtu finalizimin e strategjisë kombëtare kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, 2026-2030, si dhe miratimin e disa akteve nënligjore, ku nga ana tjetër, do të theksoja dhe një strukturë të re të, e cila ngrihet për herë të parë në Shqipëri, qendra për të miturit e pashoqëruar, edhe kjo në përmbushje të detyrimeve dhe angazhimeve të marra karshi Komisionit Evropian.

Por ajo që ka rëndësi është fakti se Shqipëria sot nuk po ecën vetëm me premtime apo slogane siç u tha edhe në këtë sallë, por me rezultate konkrete, të dokumentuara dhe të njohura dhe të vlerësuara nga vetë Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky progres është dëshmi se institucionet shqiptare janë të afta të ndërtojnë standarde evropiane të sigurisë, drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Të dashur qytetarë, rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes reformave, rezultateve dhe besueshmërisë që ne ngremë edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Dhe Shqipëria jonë e përbashkët po e demonstron të treja këto", u shpreh Lamllari