Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë urgjente me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 11:03
Kërkesa e Partisë Demokratike për interperlancë me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar në Kuvend. Në përgjigjen e tij, Niko Peleshi u shpreh se kërkesa e deputetëve të Opozitës nuk përmbush qëllimin kushtetues.
“Kam kthyer përgjigje për mospranim ndaj një kërkese urgjente për një interpelancë nga grupi parlamentar i PD. Nga shqyrtimi i saj rezulton se objekti nk lidht drejtpëdrejt me një veprim apo mosveprim konkret të Këshillit të Ministrave, por mbështetet në raportime mediatike, emisione investigative dhe pretendime nga palë të treta. Kërkesa nuk përmbush natyrën dhe qëllimin kushtetues. Kërkesa për interpelancë urgjente nuk pranohet”, tha Peleshi.
Ndiqni live Kuvendin: