Starmer mbledh ministrat/ Kërkon shmangie të përplasjeve, frikë për krizë lidershipi në Partinë Laburiste

Kryeministri britanik Keir Starmer është takuar me ministrat e tij në Parlament, në një kohë tensionesh brenda Partisë Laburiste.

Sipas Sky News, ai u ka kërkuar anëtarëve të kabinetit të shmangin përplasjet dhe të mos nxisin një krizë të brendshme apo sfidë për lidershipin.

Në të njëjtën kohë, media britanike raporton se mbështetës të sekretarit të Shëndetësisë, Wes Streeting, po flasin për mundësinë e dorëheqjes së tij, gjë që do t’i hapte rrugën një sfide ndaj Starmer.

Nga Downing Street është bërë me dije se kryeministri ka besim të plotë te Streeting, pavarësisht këtyre zërave dhe spekulimeve për një përplasje të mundshme politike brenda partisë.