Me 13 akuza për 5 vepra penale/ A do ta lirojë Sadushi Erion Veliajn? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit

Gjykata e Lartë, me në krye Sokol Sadushin, ka caktuar datën e shqyrtimit të rekursit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësim të masës “arrest me burg”.

Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si dhe Apeli i Posaçëm, duke pretenduar se masa e sigurisë është e pabazuar.

Gjykata ka caktuar datën 28 maj për shqyrtimin e rekursit, ndërsa kujtojmë se ky i fundit u depozitua vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshua pjesërisht praktika për masën e arrestit.

Kjo lëvizje e Sadushit është parë si taktikë për lirimin e Veliajt, megjithatë mbetet për t'u parë se çfarë vendimi do të marrë gjykata, për kryebashkiakun e akuzuar për korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Me 13 akuza për 5 vepra penale/ A do ta lirojë Sadushi Erion Veliajn?