Seanca për Metën, avokati kërkon lirinë në GJKKO,Cakrani: U nxor Karçanaj nga “arresti shtëpiak”! Kë cenon klienti im?!

Avokati i kreut të PL-së, Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku po mbahet sot seanca për ankimimin e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë dhe më pas seanca për gjykimin në themel.

"Kemi zëvendësimin e masës së sigurisë sot dhe pastaj gjyqin në themel. Shpresoj të kemi dhe një lajm të mirë sot. Se ju kam ca borxhe ju, nuk kam harruar", tha Cakrani për gazetarët para se të futej në GJKKO. 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ndodhet në sallën e gjyqin në GJKKO ku po zhvillohet procesi ndaj tij. A

vokati i Metës ka kërkuar lirimin e klientit të tij, duke sjellë në vëmendje vendimin e gjykatës për lirimin e ish drejtoreshës së AKSHI Mirlinda Karçanaj nga masa e sigurisë Arrest Shtëpiak.

Kujtim Cakrani: Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. GJKKO e justifikoi masën e sigurisë me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë.

Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë.

Ish drejtoresha e AKSHI Mirlinda Kaçanaj ishte e akuzuar edhe për “grup kriminal” dhe Gjykata e Lartë e liroi nga “arresti në shtëpi”. Klienti im nuk ka besim tek gjykata, ndaj nuk ka ardhur sot këtu. Pse duhet të vazhdojë paraburgimi? Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata.