"Debati të fokusohet tek korrupsioni dhe vjedhjet" - Tepelena: Tymnaja mediatike po fsheh thelbin e aferave të Erion Veliajt
I ftuar në një intervistë për Flavio Qarrin në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, aktivisti Andi Tepelena deklaroi se vëmendja publike duhet të përqendrohet tek ajo që ai e cilësoi si thelbi i çështjes: akuzat për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe dëmet ndaj qytetit të Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt.
Sipas Tepelenës, qytetarët kërkojnë përgjigje konkrete për një sërë çështjesh madhore, duke përmendur inceneratorin, impiantin e Kasharit për ujërat e ndotura, fondet e qeverisë japoneze, projektet për gjimnazin “Sami Frashëri”, shkollën “Kosova”, si edhe projektin e ashtuquajtur “pylli orbital”.
Tepelena kritikoi atë që e quajti standard të dyfishtë në trajtimin publik dhe politik të figurave të ndryshme, duke krahasuar mënyrën si trajtohet Erion Veliaj me ish-presidentin Ilir Meta. Sipas tij, procesi ndaj Veliajt duhet të jetë i hapur dhe transparent, me fokus tek çështjet konkrete të korrupsionit.
Aktivisti theksoi se lëvizja fillestare për mbrojtjen e Teatrit kishte nisur si një organizim sindikal për mbrojtjen e të drejtave të artistëve, por kjo frymë u dëmtua nga përçarjet e brendshme dhe afrimi i disa figurave të njohura me pushtetin.
“Të gjithë këta faktorë shkatërruan një mundësi reale për krijimin e një sindikate të fortë të artistëve, që sot do të ishte një zë i fuqishëm për të drejtat e tyre,” deklaroi Tepelena.
Andi Tepelena: Shiko, publiku do të dijë mbi të gjitha për Veliajn, çfarë ka ndodhur me korrupsionin e tij, domethënë, me pushtetin e tij të kriminalizuar. Mbi të gjitha duhet të jetë një proces i hapur, transparent për publikun, çfarë ka ndodhur me inceneratorin, me korrupsionin me dhëra, çfarë ka ndodhur me impiantin e Kasharit të ujërave të ndehura, ku 100 milionë euro të qeverisë japoneze nuk janë investuar dhe akoma pritet. Çfarë ka ndodhur me gjimnazin Sami Frashëri, korrupsionin me gjimnazin Sami Frashëri, çfarë ka ndodhur me gjimnazin, me shkollën Kosova, çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin yll orbital, çfarë ka ndodhur me abuzimin e pushtetit, me çiment betonimin e Tiranës e shumë e shumë gjëra të tjera. E gjitha kjo gjë, krijon një një pështjellim kot të padobishëm për për publikun dhe nuk vijmë tek thelbi i problemit.
Politikani, pushtetari Erjon Veliaj, çfarë dëmesh i ka bërë qytetit, taksapaguesve? Ku është abuzimi i tij me paranë publike, me 5D-në e tjerë e tjerë. E gjitha kjo që bëhet, jo u puthi dorën, jo ka pazi, jo ka pazi, jo e mbyll thashë, është thjesht që ai krijon një tym në ajër për të mos shkuar që publiku mos merret me thelbin e vërtetë të problemit. Këtu qëndron dhe e gjithë çështja. Publiku do të dijë ku janë, ku është korrupsioni i vërtetë.
Deri tash jemi marrë me të brendshmet e bashkëshortes së tij, duke u marrë me çështje thelbësore. Pra, kjo është ajo që ne duhet të ngrejmë gjithë debatin. Janë 20 çështje që presin të sqarohen për publikun, që duhet, presin vendimin e gjykatës. Ndërkohë ne merremi me gjëra sipërfaqësore, i puthi dorën, i puthi ballin, ka pazi, jo ka pazi. Korrupsioni i Velisë duhet të dali në pah, të evidentohet, që pastaj të jetë, dhe do të jetë një proces i hapur, transparent, jo denigrues, siç po ndodh me zotin Meta, sepse këtu kemi një standart të dyfishtë. Ish-presidenti është me kafaz, pra po denigrohet figura e tij si politikan, si njeri, si individ. Ndërkohë Veliaj me urdhër patjetër të Ramës, po bëhet një proces sikur është, po na del dhe mbase do na dalë një ditë hero Veliaj. Ndërkohë reagimi i qytetarëve ka qenë ai që është, sepse ai mbetet ekzekutuesi i shkatërrimit të teatrit popullor. Kuptohet, për të gjithë është e qartë që ai s'ka bërë me kokën e vet, por e ka urdhëruar Edi Rama, por ai është bashkëfajtor në këtë histori. Kështu që, për aq kohë sa çështja e teatrit kombëtar është e pambyllur, gjyqi publik për Veliajn do të jetë ky. Mbetet njeriu i cili ka shkatërruar Tiranën, pikë të historisë. Gjërat e tjera pastaj janë për të mbushur mediat, për të mbushur mediat sociale.
Pikërisht, për t'u kthyer pak tek ajo që ndodhi me teatrin kombëtar, mos harrojmë, publiku duhet të dijë sepse se filloi një si lëvizje sindikaliste e aktorëve, artistëve të skenës. Për të mbrojtur kontratën kolektive, për të mbrojtur pozitat e punës, për rritje rrogës, për kushte më të mira. Aty ka ka filluar protesta e vërtetë dhe më pas u u shkoi pastaj tek pjesa e teatrit kombëtar të godinës. Dhe unë mendoj se zoti Ndrenika dhe shumë shërbëtorë të tjerë të pushtetit i kanë bërë një dëm shumë të madh, të jashtëzakonshëm sindikalizmit, sindikalizmit në fushën e artit. Pra, këto krijuan një ide, një përçarje brenda komunitetit artistik që nuk merren vesh, dakord. Ndërkohë, kjo sindikatë që po krijohej në atë kohë do ishte një zë i fuqishëm i aktorëve, i artistëve të skenës, dhe çdo lloj qeverie, e majtë apo e djathtë, besoj se do të ulej me këtë sindikatë, e cila do vendoste, do krijonte, si të thuash, kushtet për një, për të krijuar kushte më të mira për aktorët e skenës.
Dhe kjo që ndodhi është pikërisht, këta njerëz, si zoti Ndrenika e të tjerë, e shkatërruan që në lindje, që në të dhëna fill sindikatën që po lindte. Dhe sot artistët i ke të përçarë, nuk flasin me një zë të vetëm, nuk ngrejnë zërin për kushtet e punës dhe kjo nuk ndodh vetëm me Teatrin Kombëtar, ndodh me Teatrin e Operas dhe Baletit, me të gjithë sektorët e artit dhe sektorit publik. Pra, shkatërroi fenomenin e sindikalizmit. Ne e dimë që sindikatat në Shqipëri nuk funksionojnë, kanë qenë shpesh të korruptuara ose të paafta për t'u organizuar dhe kjo nuk ndodh vetëm në sektorin e artit dhe kulturës, po ndodh me, me doktorët, me mjekët, me arsimtarët, me gazetarët e mediave, me punonjësit e policisë e të tjerë, kudo, nuk, ajo që është një nga problemet më të mëdha. Shqiptarët sot presin zgjidhjen e problemeve vetëm nga një parti politike që duhet të flasi për të gjithë hallet e shqiptarëve, për të gjithë grupet shoqërore. Ndërkohë nuk është kështu. Grupet shoqërore nuk janë të organizuara për fat të keq dhe ky është një problem i madh, madhor. Kështu që, në këtë aspekt, edhe nëse marrim në konsideratë çështjen e, fenomenin Ndrenika dhe të aktorëve të tjerë të cilët u bënë njësh me pushtetin, shkatërruan atë, një farë uniteti brenda, brenda artistëve. Sot do ishin një zë i fuqishëm artistët. Nuk mund të talleshin me artistët asnjë lloj qeverie sot. Kushtet e punës, artistët janë me mizerabël, me rroga që mezi shtyjnë fundin e muajit.

