VIDEO/ Nis gjyqi në themel, Ilir Meta rikthehet te “kafazi i xhamit” në GJKKO
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zgjodhën gjykimin e zakonshëm përballë akuzave të SPAK, ndërsa tre bashkë të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar. GJKKO rrëzoi kërkesën për transmetim “live” të seancës dhe mw herwt la në fuqi masën e paraburgimit për Ish presidentin.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do ta vazhdojnë bashkë dhe të ndarë përballjen me akuzat e SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për të cilat ish presidenti u arrestua e mbahet në paraburgim, ndërsa ish ligjëvënësja u hetua në gjendje të lirë.
Ish bashkëshortët politikanë zgjodhën gjykim të zakonshëm, ndryshe nga 3 bashkëtëpandehurit, që shfrytëzuan mundësinë e gjykimit të shkurtuar cka u siguron ulje 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.
Pavarësisht kërkesave të Metës, kryemadhit e mediave, seanca e dytë e gjyqit e mbajtur në sallat e reja sipas modelit amerikan të Gjykatës së Posacme ishte e hapur vetëm për disa minuta, cka u bë shkak për debate të forta me kryesuesen e trupës.
Ish-presidenti Meta përshëndeti sërish me simbolin e shqiponjës pati disa komunikime të vështira me përfaqësues të opozitës që ishin në sallë për ta mbështetur, ndërsa e shmangu cdo kontakt me Kryemadhin që qëndronte ulur përpara.
Përfaqësuesi I akuzës gjatë procesit që ka në bazë cështjenCEZ-DIA dhe lobimet në SHBA të Ish-LSI-së , foli për një Mesazh që Ilir Meta I ka dërguar Kastriot Ismailajt, ku I thotë se I duhen 200 mijë, por pa e përcaktuar cfarë. Ndërsa për Kryemadhin tha se përdori 234 mijë dollarë nga kartat e biznesmenit Ardian Shatku.
Kjo nxiti reagimin e Kryemadhit dhe avokatit të Metës që tha se Mesazhi për të cilin foli prokurori nuk ishte në dosjen që ata kishin marrë, ndërsa Presidenti I PL, përsëriti qëndrimin se ëhstë I divorcuar dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e ish bashkëshortes
Meta: Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj se, në seancën paraprake, edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi për çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më tregoni një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam prej 20 vitesh. Nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre.
Pas seancës, Monika kryemadhi përsëri se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës ëhstë politike dhe pa prova.
Shfaqja e parë e Ilir metës pas arrestimit në seancën e kaluar nxiti debat për ndryshimin fizik, të cilin Kryemadhi e kaloi me batutë.
Me herët gjykata e Posacme rrëzoi kërkesën e parë të Ilir Metë të lënë qelinë e paraburgimit, pas vendimit të GJykatës së Lartë për unifikimin e praktikës për masat e arrestit.
