OPOZITA ZBRET NË SHESH/ Himçi: Protestat të vazhdueshme, sepse qytetarët nuk shohin përgjigje ndaj problemeve

I ftuar në studion e Ora News ishte Blendi Himçi, deputet i Partisë Demokratike, i cili foli për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke u ndalur te protestat e opozitës dhe rritja e çmimit të naftës.

Sipas tij, protestat janë bërë të vazhdueshme dhe lidhen si me çështje politike, ashtu edhe me vështirësitë ekonomike që po ndihen në vend.

Në fokus u vu edhe mënyra se si është menaxhuar rasti i ish-ministres Belinda Balluku, si dhe mungesa e masave konkrete për të lehtësuar qytetarët nga rritja e kostove të jetesës.

“Çështja që nisi me skandalin e Ballukut dhe mënyra si u trajtua nga institucionet ka ndikuar në klimën politike. Protestat janë bërë të vazhdueshme, sepse qytetarët nuk shohin përgjigje ndaj problemeve që ngrihen.”-tha Himçi.

Ai u ndal veçanërisht te ndikimi i çmimit të naftës, duke theksuar se fermerët po hasin vështirësi serioze në punën e tyre të përditshme, ndërsa edhe pensionistët po përballen me shpenzime më të larta për jetesën dhe ilaçet.

“Rritja e çmimit të naftës po prek drejtpërdrejt fermerët dhe pensionistët. Me këto kosto, fermerët e kanë të vështirë të punojnë tokën, ndërsa shumë familje nuk përballojnë dot shpenzimet bazë të jetesës.”-shtoi ai.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: