Tabaku mobilizon qytetarët për protestën e 8 majit: Nuk duhet të mbeten peng i situatës aktuale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të ftesës për protestën e opozitës që pritet të mbahet më 8 maj.

Ajo bën me dije se qytetarët janë të gatshëm për të marrë pjesë në protestë dhe se, sipas saj, shqiptarët nuk duhet të mbeten të bllokuar nga një situatë ekonomike dhe sociale që lidhet me mënyrën se si është menaxhuar vendi nga qeveria.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se qytetarët nuk duhet të mbeten peng i një krize që është krijuar nga vendimmarrjet e qeverisë.