REZERVA E KARBURANTIT I KALON SHTETIT/ Karakaçi: S'ka pasur mungesë në treg,po riinspektojmë kompanitë

Rezervat e detyrueshme të karburantit nuk do të jenë më detyrim i privatëve por gjithçka do ti kalojë shtetit. Lajmin e bëri të ditur ministri Karakaçi i cili theksoi se ka nisur diskutii për ndryshimin e ligjit. Në të kundërt me të opozita akuzon se projekti është një aferë e rradhës

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, u shpreh këtë të enjte në seancën plenare, se Shqipëria, edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk siguron dot asnjë gram naftë.

Në një interpelancë me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deputeti i PD u shpreh se e rëndësishme është që të mos kishte mungesë rezervash.

“Është e dhimbshme të shohësh që Shqipëria, edhe pse ka një detyrim ligjor, nuk siguron sot asnjë gram naftë, jo më të mendosh që ta kemi të disponueshme në 90 ditë import, siç kërkon edhe ligji dhe direktiva e BE-së. Aq më tepër të mendosh që do të na vijë një kërkesë nga institucionet përkatëse, për ta liruar këtë rezervë. Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë dhe është me duart lartë përballë një krize që nuk varet nga ne. E rëndësishme është që ne të kishim rezervat këtu, që t’i menaxhonim në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ky projektligj, kurdo të miratohet, nuk ka për të zgjidhur absolutisht asgjë”, tha ndër të tjera Bozdo.

Karakaçi iu përgjigj se rezerva e sigurisë së hidrokarbureve përdoret vetëm kur ka mungesë së produktit dhe mungesë së furnizimit me naftë, që sipas tij, Shqipëria nuk rrezikohet në këtë pjesë.

" Tani të bëjmë pak diskutimin ç'është rezerva e sigurisë njëherë se ndoshta kam përshtypjen ka nevojë të sqarohet, pasi këtu u konfundua pak.

Rezerva e sigurisë është një sasi rezerve hidrokarbure kur ka mungesë produkti në treg.

Që sot në Shqipëri dhe nga të gjitha informacionet, vlerësimet e qeverisë shqiptare nuk ka mungesë produkti në treg.

Përsa i përket elementit të të të çfarë përmban dhe kontrollet përkatëse për rezervën e sigurisë, patjetër. Rezerva e sigurisë kontrollohet nga institucionet shtetërore.

Dhe ajo çfarë unë të referova dhe ta referoj me përgjegjësi të plotë është që kontrolli i fundit është i dhjetorit të vitit 2025, i cili përmban që të gjitha shoqëritë tregtare me shumicë e me pakicë, kanë angazhimin e tyre të plotësuar përsa i përket mbajtjes së rezervës së sigurisë së hidrokarbureve.

Por në kuptim të krizës përkatëse ku ne jemi, patjetër që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtuar vëmendjen dhe nuk e ka lënë kontrollin tjetër për në fund të vitit, por që para një muaji është ngritur grupi përkatës përsëri për të bërë kontrollin e verifikimit të rezervës së sigurisë së hidrokarbureve.

Megjithatë, ju referoheni që modeli aktual ka problemet e veta dhe po, ne e dimë që modeli aktual nuk është në përputhje me direktivën e Bashkimit Europian.

Por, përsëri ky model jep garanci absolute për mbajtjen e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve. Me të drejtë ju thoni që ka shtete të tjera që këtë model e kanë të kombinuar. Pra, të dyja janë modelet.

Ose e mban shteti, aty ku ne duam të shkojmë, ose e mban privati. Ne e kemi sot aktualisht, që e mban privati. Ka dhe shumë shtete të Bashkimit Europian që e kanë siç e kemi dhe ne, që e mban privati dhe s'ka asnjë lloj problematike përkatëse për atë gjë. Por sigurisht, në kuadër të përafrimit të të gjithë aktit akteve ligjore të nevojshme me Bashkimin Europian, edhe ky ligj hyn ndër ato akte të cilat ne jemi duke e transpozuar.

Nuk ka ndonjë çudi dhe nuk ka vend sot në Europë që kostoja e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve mos të mbahet nga konsumatori fundor.

Edhe sot në çmimin fundor të karburantit, është e përfshirë dhe mbajtja e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve, sepse nuk ka kush e mban koston e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve. Edhe sot është, është, është i verifikuar dhe thashë e çertifikuar nga të gjitha institucionet", u shpreh Karakaçi.