‘Punët për Shqipërinë’, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 08:46
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e kësaj të marte drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të Partisë Socialiste, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Takimi, i cili pritet të nisë në orën 08:30, vjen si pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve në nivel vendor.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe si dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.
