"S'duhet parë vetëm nafta, por dhe nën produktet e saj"/ Sefa: Efekti është shumë më i gjerë se sa duket
Në studion e Ora News ishte i ftuar ekonomisti Ergis Sefa, i cili foli për ndikimin e krizave globale në ekonomi dhe efektet që ato mund të sjellin në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ai u ndal te bllokimi i nyjeve kryesore tregtare në botë dhe ndikimi që kjo situatë ka në zinxhirin e furnizimit.
Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me naftën, por me gjithë efektin që ajo ka në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Në deklarimin e tij gjatë intervistës, ai u shpreh se nafta dhe nënproduktet e saj përdoren në shumë fusha, nga transporti te plastika dhe produktet e përditshme.
Kjo bën që çdo pengesë në tregtinë globale të reflektohet gjerësisht në ekonomi.
“Nuk duhet ta shohim naftën vetëm si karburant për automjetet. Nënproduktet e saj shkojnë në shumë sektorë, nga plastika te transporti dhe tregtia. Prandaj efekti është shumë më i gjerë se sa duket në fillim.”-tha ai.
Ekonomisti u ndal edhe te bujqësia, duke e cilësuar si sektorin më të ekspozuar ndaj kësaj krize.
Sipas tij, mungesa e plehrave kimike dhe fertilizatorëve mund të sjellë ulje të prodhimit në nivel global.
“Nëse mungojnë inputet bujqësore, prodhimi bie. Kjo do të sjellë më pak të korra dhe më pas rritje çmimesh në produktet bazë që konsumojmë çdo ditë.”-shtoi ekonomisti.
Ai shtoi se efektet e kësaj situate nuk do të ndalen te karburanti, por do të ndihen gradualisht në çmimet e ushqimeve dhe shportës së konsumit, duke rritur koston e jetesës në muajt në vijim.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

