Dita e Dëshmorëve/ Nostalgjikët e komunizmit shfaqen me flamuj të kuq dhe pankarta: Rroftë partia komuniste shqiptare (VIDEO)

Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, në redaksinë e "Ora News", kanë ardhur disa video, ku shfaqet një grup i vogël personash me simbole të periudhës komuniste.

Në pamje shihen flamuj të kuq, pankarta me mbishkrimin “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, si dhe foto të Enver Hoxha, duke rikthyer në vëmendje elemente të së kaluarës komuniste.