Tirana po mbytet nga betoni, Koni: Ku do të luajnë fëmijët tanë?
Kryeqyteti po përballet me një sfidë alarmante: mungesën e hapësirave të gjelbra dhe këndeve të lojërave për fëmijë, si pasojë e një zhvillimi urban që favorizon betonin.
Ky shqetësim i thellë u theksua në "Ora News", nga Isidir Koti, ekspert pronash, i cili shtoi: “Më shumë gjelbërim, më pak beton”.
Sipas tij, Tirana është “mbytur” nga ndërtimet masive, të cilat kanë zënë çdo hapësirë të mundshme. Ndërtimi i pallateve pa kriter ka sjellë si pasojë zhdukjen e parqeve, lulishteve dhe këndeve të lojërave, duke i lënë fëmijët pa mjedise të sigurta dhe të shëndetshme për t'u argëtuar.
Zgjidhja e këtij problemi kërkon një përgjegjësi zinxhir, ku përfshihen të gjithë aktorët e shoqërisë. Institucionet shtetërore, ndërtuesit, por edhe vetë qytetarët kanë një rol kyç për të luajtur. Potencohet se qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe kërkues kur blejnë një pronë, duke zgjedhur mjedise banimi që ofrojnë kushte të përshtatshme për rritjen e fëmijëve të tyre.
" Çështja është që përtej kësaj, ne mësojmë dhe një gjë tjetër të rëndësishme.
Meqënëse, po jua them prapë nga eksperienca personale sepse jam çdo ditë nëpër pallate të Tiranës.
Më shumë gjelbërim, më pak beton. E mbytën këtë qytet.
E mbytën. Çdo pallat vënd e pa vënd dhe shumë pak parqe, shumë pak gjelbërim, shumë pak kënde lojërash dhe këtu duhet të merren, institucione, ndërtuesit dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm që kur shkojnë të blejnë diçka, të zgjedhin vendin ku do rriten fëmijët e tyre.
Prandaj them, është një ekip zinxhir, për të cilët nuk mund të mos i ravizojmë në aspektin e përgjegjësisë.
Të gjithë ne kemi arsye, kemi shqisa dhe mbi të gjitha kemi dhe gojë për të folur.
Dhe jo vetëm thjesht të marrim një rast, të trishtohemi dhe të ecim përpara. Ne, pasi pamë këtë tragjedi, duhet të reagojmë derisa të vijë ndryshimi. Dhe kjo është forca. Unë gjithmonë besoj që forca e vërtetë nuk është thjesht institucioni, por është zëri qytetar",u shpreh Koti.
Ndiqni intervistën e plotë:
