Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, përkujton Dëshmorët e Atdheut

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka marrë pjesë në homazhet e ditës së sotme në Varrezat e Dëshmorëve.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule në ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.