NDAHET DOSJA E VELIAJT/ Tre gjyqtarë në procesin e kryebashkiakut me fakte e dëshmimtarë

Në GJKKO dosja ndaj Erion Veliajt do të ndahet në dy pjesë. Disa biznesmenë dhe ish deputetja klotilda bushka do të jenë në gjykim të shkurtuar. Nëse shpallen fajtor ata fitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Nga ana tjetër kryebashkiaku i tiranës dhe bashkëshortja e tij do jenë në proces të zakonshëm me dëshmimtarë dhe fakte.

Dosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është ndarë në dy pjesë dhe do të shqyrtohet nga dy gjyqtarë të ndryshëm. Shkak u bënë kërkesat e personave nën akuzë ku 7 prej tyre marrë të drejtën e gjykimit të shkurtuar dhe të tjerët do të jenë në procedurë të zakonshme.

Treshja e gjytarëve Elsa Ulliri kryesuese dhe me anëtarë besnik strokan e flora hajredinaj janë caktuar për  procesin ndaj Erjon Veliajt gruas se tij Ajola Xoxa disa bisnesmeneve dhe kompanive të cilët do të vijojnë përballjen në rrugë të zakonshme. Sipas kësaj procedure palët do të përballen me fakte dhe argumente por po ashtu do të thërrasin dhe dëshmimtarët deri në përfundimin e shqyrtimit.

Ulliri aktualisht është gjyqtare themeli edhe për dosjen Partizani ku nën akuzë është ish kryeministri Sali Berisha.

Nderkohe Engjëllushe tahiri do të jetë gjyqtare për pjesen tjeter e dosjes Veliaj që do te gjykohet me gjykim te shkurtuar si Elman Abule ish deputetja Klotilda Busha etj. Për ta në datën 20 Maj spak do të lexojë gjetjet si dhe do të kërkojë masat për dënimin ose jo të tjer. Një seancë më vonë rradha i kalon mbrojtjes me paraqitjen e argumenteve të të akuzuarve për të kaluar menjëherë pas tyre në vendimin përfundimtar. Nwse ata gjenden fajtor do tu ulet njw e treta e dwnimit.

Veliaj u arrestua në 10 shkurt të vitit 2025. Në 10 shtator spak deklaroi mbylljen e hetimeve me 13 akuza për 4 vepra penale.