Berisha në SPAK/ I burgosuri nga 313 bërtet nga dritarja: Rama ik, rroftë Berisha...(VIDEO)
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 11:00
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gjatë mbërritjes së tij, Berisha është pritur nga një grup mbështetësish të Partisë Demokratike, të cilët ishin mbledhur pranë ambienteve të institucionit.
Në të njëjtën kohë, raportohet se nga ambientet e burgut 313 janë dëgjuar thirrje në mbështetje të tij, ku disa të burgosur kanë brohoritur “Rroftë Berisha” dhe “Rama ik”, duke tërhequr vëmendje në zonë.
