Prilli “muaj i begatë ”, rriten ndjeshëm shifrat e vizitorëve në sitet e trashëgimive kulturore
Muaji prill ka shënuar rritje të dukshme të vizitave në sitet kulturore anembanë vendit tonë.
Sipas raportimeve të publikuara nga drejtoritë rajonale të kulturës apo qendrat muzeore, bie në sy një numër gjithnjë e në rritje i turistëve, të zgjedhin të vizitojnë kalatë, muzeumet dhe të tjera site të trashëgimisë sonë kulturore.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bë rë të ditur se Kalaja e Rozafës ë shtë vizituar nga rreth 17 mijë vizitorë pë rgjatë muajit prill.
Kalaja Rozafa vazhdon të jetë një nga sitet më të vizituara në vend, me mbi 33.000 vizitorë për periudhën janar-prill të këtij viti.
Një tjetër kala që tërheq vizitorë vendas e të huaj përgjatë gjithë vitit është ajo e qytetit “të gurtë ” të Gjirokastrës. Kalaja e Argjirosë vijon të mbetet një nga atraksionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, me 14,592 vizitorë vetë m në muajin prill, prej të cilëve: 72 % vizitorë të huaj, të ardhur nga mbi 40 vende të ndryshme të botës dhe 28 % vizitorë vendas.
DRTK Gjirokastër deklaroi se, ky bilanc pasqyron qartë rritjen e interesit ndërkombëtar për historinë dhe kulturën e Gjirokastrës, si dhe angazhimin gjithnjë e më të madh të vizitorëve vendas për të zbuluar dhe vlerësuar trashëgiminë tonë kombëtare.
Shifra rritë se mbi vizitueshmërinë ka pasur dhe Muzeu Ikonografik “Onufri”, i cili gjatë muajit prill është vizituar nga 8761 persona, shifër në rritje me 59% nga prilli i vitit të kaluar.
