Aksidenti tronditës në Durrës/ Rrethanat e ngjarjes rëndohen, prindërit e njërit prej viktimave zbulojnë lajmin e trishtë në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur kur fëmijët po luanin në trotuar, ndërsa një automjet tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Si pasojë e përplasjes, dy të miturit kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija i tretë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka edhe rrethana të rënda familjare, pasi njëri prej fëmijëve ka humbur jetën pranë dyqanit të familjes së tij. Sipas të dhënave, prindërit e tij ndodhen në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të babait. Viktima tjetër dhe fëmija i plagosur rezultojnë kushërinj.

Banorë të zonës thonë se drejtuesi i mjetit ishte i njohur për sjellje problematike dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.