Tragjedi e paralajmëruar në Durrës, Bushkolaj: Banorët e kishin denoncuar shoferin që shkaktoi aksidentin vd*kjeprurës
Një aksident tragjik ka tronditur qytetin e Durrësit, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se ngjarja e rëndë ka zbuluar një problematikë të denoncuar më herët nga banorët e zonës. Autori i aksidentit është një 58-vjeçar me origjinë nga Mirdita, i cili jetonte prej vitesh në Durrës, në afërsi të banesave të viktimave.
Viktimat i përkisnin dy familjeve të ndryshme, njëra me origjinë nga Mirdita dhe tjetra nga qyteti i Beratit, të cilat banonin përballë njëra-tjetrës. Përveç dy viktimave fatale, nga përplasja ka mbetur e plagosur rëndë një 24-vjeçare, e cila po merr mjekim në spitalin e Traumës, si dhe një person tjetër.
" Unë arrita dhe pranë vendit të ngjarjes dje në momentin që ndodhi ai aksidenti dhe nuk isha shumë larg.
Pashë një patrullë policie dhe në moment e ndalova, ju prezantova dhe i thashë çfarë ka ndodhur dhe më sqaroi që jemi në rrethanat e një aksidenti tragjik.
Pastaj me kalimin e minutave shkova dhe pranë vendit të ngjarjes dhe e kuptuam se për çfarë drame bëhej fjalë.
Një ngjarje e rëndë për hir të vërtetës, janë shumë elementë, ndër të cilat dhe ato që përmendi Suela, por janë shumë elementë të ndërlidhura.
Duke mbetur tek pyetja jote sa i përket autorit, është një 58 vjeçar, i cili jeton prej vitesh në Durrës, është nga Mirdita, janë zhvendosur aty si pjesa dërrmuese e komunitetit dhe banesa e tij nuk ishte shumë larg banesës së, së dy familjeve të dy viktimave që ishin përballë njëra tjetrës.
Njëra nga familjet ishte me origjinë nga Mirdita ndërsa tjetra ishte nga qyteti i Beratit. Aty ka qenë edhe një numër i madh fëmijësh, pra po themi se ne kemi dy viktima, por kemi një tjetër që është në gjendje të rëndë në spitalin e traumës, është një 24 vjeçare e plagosur dhe një person tjetër.
Aty ka qenë fat që BMW-ja që ka qenë e parkuar aty ka ndaluar automjetin pasi dhe mund të futej në lokale dhe mund të kishim edhe një tjetër bilanc më të rëndë.
Banorët që takuam aty na u shprehën që e kanë denoncuar disa herë faktin që ka qenë problematikë në këtë zonë dhe jo vetëm ai por dhe të rinj të tjerë të cilët me makina të shtrenjta, qarkullonin veçanërisht gjatë orëve të natës por dhe gjatë orëve të pasdites pasi po flasim për një zonë relativisht me infrastrukturë të re, por që mbi të gjitha është një infrastrukturë e paplotësuar. Aty është një rrugë ku normalisht nuk do të duhet të lejohet më më shumë se 30 kilometra në orë, ndërkohë që shpejtësia mund të ketë qenë të paktën 60, 70 ose deri në 80", u shpreh Bushkolaj.
Ndiqni intervistën e plotë:
