Rrugët e Tiranës ‘arenë’ garash pas orës 21:00, Hoxha: Policia nuk reagon, Kodi Penal duhet ndryshuar urgjentisht

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, autori i dyshuar përballet me akuza për dy vepra të rënda penale, të cilat mund ta çojnë pas hekurave për më shumë se dy dekada.

Sipas avokati Arbër Hoxha, i cili ishte në një lidhje direkte në "Ora News", i dyshuari ka konsumuar elementët e dy veprave penale.

E para lidhet me nenin 291 të Kodit Penal, për drejtimin e mjetit në gjendje të parregullt, nën efektin e alkoolit. Për këtë vepër, dënimi varion nga 10 ditë deri në 3 vite burgim.

Vepra e dytë, dhe më e rënda, është ajo e parashikuar nga neni 290, pika 5, që trajton shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e personave. Për këtë akuzë, legjislacioni parashikon një dënim që nis nga 5 vite dhe arrin deri në 20 vite burgim.

Ai gjithashtu vuri në dukje diferencën e madhe mes dënimit minimal dhe atij maksimal për veprën e dytë. Kjo "amplitudë e madhe", siç cilësohet, i jep gjykatës një pushtet të gjerë diskrecional në caktimin e masës së dënimit. Njëkohësisht, një hapësirë kaq e gjerë interpretimi shihet si një terren potencialisht i favorshëm për praktika korruptive brenda sistemit të drejtësisë.

" Aktualisht i dyshuari ka konsumuar elementët e dy veprave penale.

Së pari, atë të parashikuar nga neni 291, pra drejtimi i mjetit në gjendje të parregullt, nën efektin e alkoolit, dhe së dyti shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, fatkeqësisht me humbjen e dy jetëve të njerëzore shumë të reja, pra të dy të mitërve dhe një plagosje të rëndë.

Sigurisht që Kodi Penal parashikon për veprën e parë nga 10 ditë deri në tre vite burgim.

Normalisht që në rastin konkret mund dhe duhet që të jepet maksimumi, pra për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pra drejtim mjeti në gjendje të parregullt.

Dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, paragrafin e fundit, pra në paragrafin e pestë, 290/5, parashikon një dënim nga pesë vite deri në 20 vite burgim", u shpreh Hoxha.

Ndiqni intervistën e plotë: