Aksident në aksin Fier-Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së automjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 10:27
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.