Ofroi 50 mijë euro garanci pasurore për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë.

Paralelisht, në GJKKO do të shqyrtohet e njëjta kërkesë për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.