(EMRI) DURRËSI ME NJË TJETËR AKSIDENT TË RËNDË/ Motomjeti përmbyset në terrenin e vështirë të Kepit të Rodonit, humb jetën 52-vjeçari. Bashkëshortja e tij plagoset

Një aksident ka ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku një person ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar lehtë.

Rreth orës 16:45, një shtetas 52-vjeçar nga Tirana po lëvizte me një motomjet me katër goma në një terren me shkurre, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij 44 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.