Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 07:32
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
