(EMRI+FOTO) TRAGJEDI NË DURRËS/ Zbardhet dinamika e aksidentit, ja kush është shoferi 57-vjeçar, i dehur përfundoi në trotuarin ku po luanin fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2026, 16:04
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 57-vjeçar, Nikoll Radaçi, ka shkaktuar një aksident fatal që i mori jetën dy fëmijëve 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka qenë në gjendje të dehur dhe ka lëvizur me shpejtësi të lartë.
Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, ku ndodheshin duke luajtur tre fëmijët.
Pas ngjarjes, shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, duke braktisur automjetin, por është arrestuar nga policia pak minuta më vonë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

