Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin/ Mjeti i tonazhi përplasi automjetin, mbeten tre të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2026, 15:57
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga vendngjarja, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në zonë është vështirësuar përkohësisht.
