VIDEO/ DETAJE NGA AKSIDENTI NË 'ISH-KËNETË'/ Policia: Dy prej të miturve humbën jetën, i treti drejt Traumës. Ndalohet shoferi 57-vjeçar

Në Durrës ka ndodhur një aksident i rëndë mesditën e sotme, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15.

Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar ka përplasur tre fëmijë të mitur rreth 10 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për mjekim te Trauma në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.