Irani vendos kusht për SHBA-në, kërkon ndalimin e sulmeve në Liban para çdo negociate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 22:09
Zyrtarë të lartë në Iran kanë vendosur një kusht të ri për çdo negociatë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar garanci që sulmet ndaj Libanit të ndalen plotësisht.
Nënkryetari i Parlamentit iranian, Ali Nikzad, ka lidhur situatën në rajon me zhvillimet në Liban, duke thënë se të dy frontet janë të ndërlidhura dhe se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh sigurinë në atë zonë.
Ai ka përmendur gjithashtu marrëdhënien mes Iranit dhe Hezbollahut, duke e paraqitur si të ngushtë dhe të pandarë.
