Tërheqje e pjesshme nga Gjermania, si është e shpërndarë ushtria amerikane në 50 baza në Evropë

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë rishpërndarjen e pranisë së tyre ushtarake në Evropë, në një kohë kur është paralajmëruar edhe tërheqja e rreth 5,000 trupave nga Gjermania, si dhe mundësi për ndryshime të ngjashme në Itali dhe Spanjë.

Aktualisht, SHBA ka rreth 68 mijë ushtarë të vendosur në baza të ndryshme evropiane, pa përfshirë trupat që dërgohen përkohësisht për stërvitje apo misione.

Forcat amerikane janë të shpërndara në afro 50 baza në më shumë se 10 vende, ku rreth 31 prej tyre funksionojnë si baza të përhershme.

Gjermania mban numrin më të madh të trupave amerikane në Evropë, e ndjekur nga Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në Gjermani ndodhet edhe baza e madhe ajrore Ramstein, një nga qendrat kryesore të operacioneve amerikane në kontinent.

Në Itali janë të vendosur mbi 12 mijë trupa në disa baza ushtarake, ndërsa në Britani rreth 10 mijë, kryesisht në forcat ajrore.

Spanja, Polonia, Rumania dhe Hungaria kanë prani më të vogël, por luajnë rol strategjik për operacionet e NATO-s, sidomos në krahun lindor të Evropës.