Piratët sekuestruan cisternën e naftës pranë Jemenit, anija dyshohet se u drejtua drejt Somalisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 20:51

Një anije cisternë nafte është sekuestruar nga piratët somalezë pranë brigjeve të Jemenit, sipas zyrtarëve të sigurisë në rajon.
Autoritetet në Jemen bëjnë të ditur se tankeri MT Eureka ishte duke lundruar në drejtim të Somalisë kur u ndalua nga persona të armatosur në orët e para të mëngjesit.
Anija mbante flamurin e Togos dhe sulmi ka ndodhur rreth orës 05:00 me kohën lokale. Nuk ka ende informacione për fatin e ekuipazhit.
Ky është rasti i dytë brenda 10 ditëve në të njëjtën zonë, pas sekuestrimit të një tjetër anijeje cisternë më 22 prill.
Autoritetet po ndjekin situatën dhe po punojnë për të marrë më shumë informacion mbi ngjarjen dhe drejtimin e anijes.

