Senatori Lindsey Graham kërkon rikthimin e sulmeve ushtarake nëse Teherani vijon provokimet në bisedimet e paqes

Senatori Lindsey Graham kërkon rikthimin e sulmeve ushtarake nëse
Senatori republikan Lindsey Graham ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë veprimet ushtarake nëse Irani vazhdon me qëndrime provokuese në bisedimet e paqes.

Ai ka bërë të ditur se, sipas tij, administrata e Donald Trump duhet të kundërpërgjigjet nëse Teherani vazhdon të mbajë një qasje të ashpër në negociata.

Graham ka shtuar gjithashtu se SHBA duhet të përdorë çdo masë të nevojshme për të garantuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun tregtar dhe për të kufizuar ndikimin e Iranit në rajon.

Senatori njihet për qëndrimet e tij të forta në politikën e jashtme, veçanërisht ndaj Iranit dhe Rusisë.