Skandali tek Onkologjiku, si zv.drejtoresha dhe mjekët dërgonin pacientët në klinika private dhe prishën kobalto-terapinë
6 mjekë mes tyre dhe zv drejtoresha e qsut janë dërguar në gjykim për dosjen e skandalit të onkologjikut. Prokuroria e tianës thotë se pasientëve të ndryshëm nuk u jepej shërbimi falas por orientoheshin në klinika private. Po ashtu shtohet se dhe aparatura e kobalto terapisë nuk ishte vënë asnjëherë në punë dhe nuk ishte krijuar ambient për të ndaluar radioaktivitetin
Prokuroria e tiranës ka dëguar në gjykim me akuzën Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ zv drejtoreshën e spitalit onkologjik, koordinatoren dhe katër mjekë. Në deklaratë thuhet se pacientët të ndryshëm orientoheshin në klinikat private kundrejt tarifave të fryra dhe nuk u jepej shërbimi në shtet.
Gjithashtu rezultoi nuk ishte ndërtuar bunker antiradioaktiv ose antiatomik për vendosjen e aparaturës së kobalto terapisë e cila qëndronte jashtë kushteve teknike. veprimi konsiderohet shkelje pasi për shkak të radioaktivitetit nuk mund të vendoset në ambiente jo specifikë.
“Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzi”, thuhet në deklaratën për mediet.
Emiljano Lela, në cilësinë e koordinatorit akuzohet se përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare.
Alketa Pere, në cilësinë e administratores akuzohet se dërgonte pacientët drejt klinikave private.
Brikena Qirjazi, në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimine pajisjes së kobalto terapisë. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit.
Drilona Kishta, specialiste pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. ajo thuhet se hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë. ekspertiza është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur.
Halil Gashi, akuzohet se nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar.
Së fundmi, shtetasi Florjan Marku, në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë.
Ndërkaq hetimet për mjekun Edmond Gashi janë veccuar duke u hetuar nga spak. Hetimet për onkologjikun nisën në mesin e vitit 2024 pas denoncimeve të skandalit ku u zbulua abuzimi duke i ccuar pacientët në klinikat private por po ashtu dhe bisedat mbi ilaçet.
