Dosja "Onkologjiku"/ SPAK shpall moskompetencë, veçon dosjen për mjekun Gashi! Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për dosjen “Onkologjiku”, duke veçuar hetimin vetëm për mjekun Edmond Gashi, dhe referoi dosjen në prokurorinë e Tiranës si organ kompetent.

Prokuroria e kryeqytetit pas kryerjes së hetimeve, ka bërë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim për 6 persona, konkretisht Brikena Qirjazi, Alketa Pere, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florjan Marku.

Tashmë, do të jetë Gjykata Penale e Tiranës ajo që do të vendosi mbi këtë kërkesë, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme po heton disa persona të tjerë në kuadër të të njëjtës çështje, duke bashkuar katër procedime në një të vetme, pjesë e të cilit është edhe “Kobalti”.

Arsyetimi i prokurorit Elvin Gokaj, i cili ktheu dosjen për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, ishte që nuk ka elemente të veprës penale të korrupsionit apo të grupit të strukturuar kriminal për këta 6 të pandehur, ndërsa për mjekun Edmond Gashi po bëhen verifikime nga SPAK për “korrupsion”.

Gjatë kësaj kohe, SPAK ka kryer veprime përfshirë ekspertiza dhe kontrolle pranë Onkologjikut, verifikimin e faturave dhe deklarimeve doganore, marrjen e dëshmive, ekspertime të pajisjeve të përdorura etj. Arsyetimi i prokurorit Elvin Gokaj, i cili ktheu dosjen për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, ishte që nuk ka elemente të veprës penale të korrupsionit apo të grupit të strukturuar kriminal për këta 6 të pandehur, ndërsa për mjekun Edmond Gashi po bëhen verifikime nga SPAK për “korrupsion”.