Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Nafta u ul në 203 lekë/litër dhe benzina në 180 lekë/litër, pas vendimit të Bordit të Transparencës që reflektoi rënie të lehtë të çmimeve. Vendimi hyri në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në rishikimin e radhës, me paralajmërim për masa ndaj subjekteve që nuk e zbatojnë

Cmimi i naftës dhe benzinës shënuan një ulje të lehtë këtë të mërkurë.

Bordi i Transparencës vendosi që cmimi I naftës me pakicë do të jetë 203 lekë për litër, nga 206 lek për litër që ishte pas vendimit të mëparshëm.

Vendimi që shënon një ulje me 3 lek për litër për naftën, u reflektua në pikat e karburanteve duke nisur nga ora 11:30.

Cmimi I benzinës ndërkohë shënoi një ulje me 1 lek për litër, duke zbritur në 180 lekë/litri, nga 181 lekë/litri që ishte më parë.

Cmimi naftës me shumicë u përcaktua të jetë jo më shumë se 191 lekë/litër, ndërsa I benzinës

168 lekë/litër me shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Këto cmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.

Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.

Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se kompanitë e karburantit do të paguajnë akcizë të plotë, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, në deklaratë theksojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.