Malaj: Shqipëria ratifikon marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Malaj u shpreh se kjo është marrëveshja e 21-të e këtij lloji që Shqipëria ka arritur me vende ku ka diasporë, si dhe e 10-ta me vende të Bashkimit Europian.
“Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 nga nismat e qeverisë me vende ku ka diasporë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë marrëveshje shumë të nevojshme për ata shqiptarë që punojnë jashtë dhe që duhet tu njohën vitet e punës në vendin tonë”, tha Malaj.
Në lidhje me Greqinë, Malaj u shpreh se pala shqiptare po vijon negociatat.
”Janë diskutime dhe negociata intensive nga ana e palës shqiptare. Diaspora që është prezente të Greqi është relativisht e madhe. Jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë,” tha Malaj.
