"Ekonomia po 'mbytet'"/ Trump: Bllokada ndaj Iranit vazhdon deri në marrëveshjen bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin bllokadën detare ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor.

Sipas tij, kjo qasje është më efektive se sa ndërhyrjet ushtarake dhe po ushtron presion të madh mbi ekonominë iraniane, e cila po përballet me vështirësi të mëdha.

Trump ka thënë gjithashtu se Irani po kërkon një marrëveshje për të lehtësuar situatën dhe për t’i dhënë fund bllokadës, ndërsa ka paralajmëruar se sektori energjetik i vendit mund të pësojë goditje serioze.

Ai shton se nëse eksporti i naftës vazhdon të pengohet, infrastruktura ekonomike e Iranit rrezikon të dobësohet ndjeshëm në një kohë të shkurtër.