(VIDEO) SULM I RËNDË NË VERI TË LONDRËS/ Dy hebrenj janë pl*gosur me th*kë, në kërkim një 45-vjeçar
Një sulm me thikë është regjistruar në Londër, në zonën Golders Green në veri të qytetit, ku dy shtetas hebrenj britanikë janë plagosur jashtë një sinagoge.
Sipas organizatës së emergjencave Shomrim Shomrim, pas ngjarjes është parë një person duke vrapuar në zonë me thikë në dorë.
Sulmi ka ndodhur rreth 300 metra larg një incidenti tjetër të raportuar muajin e kaluar, çka ka shtuar shqetësimet për sigurinë në zonë.
There are unconfirmed reports that two people were stabbed this morning in Jewish heartland Golders Green.
— Nicole Lampert (@nicolelampert) April 29, 2026
A man has been arrested.
According to @shomrimlondon
*Knife Attack on Golders Green Road – Suspect Detained by Shomrim and Arrested*
One male was seen running along… pic.twitter.com/3tPDNhFZ4J
Autoritetet britanike kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan. Në vendngjarje janë vendosur postblloqe policore dhe forca të shumta sigurie.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer e ka cilësuar ngjarjen shqetësuese dhe ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim.
Policia britanike fillimisht e trajtoi rastin si sulm të rëndë, por më pas e riklasifikoi si akt të mundshëm terrorist, ndërsa po heton nëse komuniteti hebre ka qenë objektiv i qëllimshëm.
Shërbimet antiterroriste po punojnë me strukturat e sigurisë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të vlerësuar rrezikun e mundshëm për komunitetet lokale.

