Hegseth: Konflikti me Iranin rëndon buxhetin amerikan me 25 miliardë dollarë

Shefi i Financave të Pentagonit ka bërë të ditur se lufta me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara rreth 25 miliardë dollarë deri tani.

Sipas tij, pjesa më e madhe e kësaj shume është shpenzuar për municione dhe pajisje ushtarake të përdorura në konflikt.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka kritikuar administratat e mëparshme amerikane, duke i akuzuar për marrëveshje të gabuara me Iranin, përfshirë marrëveshjen bërthamore të vitit 2016 JCPOA të nënshkruar gjatë presidencës së Barack Obama.

Ai ka thënë gjithashtu se SHBA ka vepruar së bashku me Izraelin për shkak të shqetësimeve se Irani nuk ka hequr dorë nga programi i tij bërthamor.