"Ka mosmarrëveshje të forta për luftën në Iran"/ Merz: Marrëdhënia me Trump gjithësesi mbetet e mirë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka folur për marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se pavarësisht një mosmarrëveshjeje për luftën në Iran, komunikimi mes tyre mbetet i mirë.
Merz shpjegoi se ai ka pasur dyshime që në fillim për konfliktin në Iran dhe për mënyrën si po zhvillohej situata, por marrëdhënia personale me Trump nuk është dëmtuar.
Ai ngriti shqetësime edhe për pasojat ekonomike në Evropë, sidomos për shkak të tensioneve që kanë ndikuar në tregjet e energjisë dhe në furnizim.
Sipas tij, mbyllja ose bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e energjisë dhe ekonominë evropiane.
Nga ana tjetër, Trump e ka kritikuar Merz, duke e akuzuar për qëndrime të gabuara lidhur me Iranin dhe për mungesë kuptimi të situatës. Ai ka thënë gjithashtu se disa vende të NATO-s nuk po japin mbështetjen e duhur në çështjet e sigurisë në rajon.

