Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 12:04
Vijojnë sërish ndryshimet në radhët e Policia e Shtetit, me disa emërime dhe lëvizje të reja në strukturat kyçe të sigurisë, por edhe të hetimit.
Mësohet se për hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shteti, emërohet Florian Rrasa.
Taulant Gjoka është emëruar zëvendës drejtor rendi në DVP Fier. Ndërsa nga drejtimi i komisariatit nr.6 largohet Edvin Peci.
Ndryshime kanë ndodhur edhe në sektorin e Antidrogës në Policinë e Tiranës.
