“Grusht” në fytyrën e Veliajt, Apeli i GJKKO-së i rrëzon ankimin
GJKKO nuk do të llogarisë qëndrimin në paraburgim të veliajt në rastet kur seancat në procesin ndaj tij nuk zhvillohen. Si një masë për të mos lejuar zvarritjet trupa refuzoi këtë të mërkurë kërkesën e rradhës të bërë prej kryebashkiakut të tiranës
Gjkko ka rrëzuar sërish kërkesat e Erion Veliajt.
Këtë rradhë ai pretendoi se afatet e qëndrimit në paraburgim nuk mund ti pezullohen një të ndaluari kur seancat nuk zhvillohen për shkak se mungojnë të akuzuarit e tjerë. Pas dëgjimit të avokatit trupa i konsideroi pretendimet e padrejta.
Në fakt për një dit qëndrimi në paraburgim, personit i llogariten një ditë e gjysmë qëndrim dhe nëse dënohet i zbriten nga masa përfundimtare. Por parë dhe nga zvarritjen e dosjeve me shumë të akuzuar duket se gjkko nuk ka toleruar në këtë pikë.
Megjithatë avokati i veliajt Plarent Ndreca kishte një tjetër mendim.
Në seancën e shkuar në themel prokurori i dosjes Veliaj Plarent, Ols Dado shigjetoi se qelitë janë si hotele me 5 yje, por Ndreca i vijoi replikat përmes medies.
Vetë Ndreca ndodhet nën akuzë nga spak dhe po këtë të mërkurë kishte seancën e tij ku akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Për shkak se zgjodhi të ishte në seancën e veliajt si avokat, gjyqi për Ndrecën u shtye.
